>
LETERSISHQIP

Rezisto Ukrainë!

Rezisto Ukrainë!
Je shpresë për botën në paqe.
Në luftën tënde po hedh rrënjë humanizmi.
Në grykët e armëve të tua
lulëzon jeta e të nesërmes.

Biri yt hodhi në erë veten dhe urën,
ku do kalonin tanket pushtuese.
Hiri dhe gjaku i tij fluturoi me erën
dhe i klithi gjithë botës rrezikun, që e pret.

Ai nuk do të ketë kurrë një varr...!
Por do çelë si një lule e pavdekshme.
Sythet e tij do mbrojnë lirinë
në zemrat e popujve.
Do çelin fidanë në agimet e paqes.

Rezisto Ukrainë!
Ti sot je Kënga më e Bukur e Lirisë!


2
7.02.2022