Eva Ceca
Rrënojat E Kështjellës Dhe Gjergji...
Nëpër udhët e gurta të Krujës
emri yt pëmendet shumë shpesh.
Pafundësisht shfaqen bustet e Tua
në qytetin që dikur zjarr u vesh.
Në rrënojat e Kështjellës Tënde
pak pluhur thërmohet ngadalë.
Me erën vallëzon e largohet
si mjegull, si rreze, si fjalë...
Kjo formë që merr Toka Jote
e ndihmon të t'kërkojë ku je Ti.
Si pluhur i hollë të t'afrohet,
të t'mbulojë që të gjesh pak qetësi.
I shpërndarë në shumë pika të globit
Toka Jote të gjen kudo Je
Nëse Ti sot nuk shkon dot pranë saj,
Ajo vjen të mbështjell si një re.
Gjithandej dërgon grimca kështjelle...
Mbushur mall të dhuron dashuri.
Pluhur yjesh shndërrohet prej Teje
Pranë çdo eshtre ke pak Arbëri!
emri yt pëmendet shumë shpesh.
Pafundësisht shfaqen bustet e Tua
në qytetin që dikur zjarr u vesh.
Në rrënojat e Kështjellës Tënde
pak pluhur thërmohet ngadalë.
Me erën vallëzon e largohet
si mjegull, si rreze, si fjalë...
Kjo formë që merr Toka Jote
e ndihmon të t'kërkojë ku je Ti.
Si pluhur i hollë të t'afrohet,
të t'mbulojë që të gjesh pak qetësi.
I shpërndarë në shumë pika të globit
Toka Jote të gjen kudo Je
Nëse Ti sot nuk shkon dot pranë saj,
Ajo vjen të mbështjell si një re.
Gjithandej dërgon grimca kështjelle...
Mbushur mall të dhuron dashuri.
Pluhur yjesh shndërrohet prej Teje
Pranë çdo eshtre ke pak Arbëri!