Fehmi Pireva
Përvjetor I Dashurisë
Ti erdhe si një ushtri e shpejtë
Pushtove kalanë e zemrës,
Me heshta sysh dhe buzëqeshje
Perandoria e veçantë e femrës.
E pamëshirshme dhe sa mizore
Në mua vrave çdo tjetër për fron,
Kërkove t'i dorëzohem kësaj kurore
Nuk kisha shpëtim, nesër ishte vonë.
E magjishme mbet kjo dashuri
Të tjerat mbaruan nga flokët shpatë,
Ti ishe vetëm apo me një ushtri
Që Trojen time pushtove që me natë.
Dhe në kujtesë çfarë më ngeli mua
Një nënshtrim, humbje apo fitore,
Të rënave në fushën e dashurisë
T'iu ngreh ca vargje, jo përmendore.
Pushtove kalanë e zemrës,
Me heshta sysh dhe buzëqeshje
Perandoria e veçantë e femrës.
E pamëshirshme dhe sa mizore
Në mua vrave çdo tjetër për fron,
Kërkove t'i dorëzohem kësaj kurore
Nuk kisha shpëtim, nesër ishte vonë.
E magjishme mbet kjo dashuri
Të tjerat mbaruan nga flokët shpatë,
Ti ishe vetëm apo me një ushtri
Që Trojen time pushtove që me natë.
Dhe në kujtesë çfarë më ngeli mua
Një nënshtrim, humbje apo fitore,
Të rënave në fushën e dashurisë
T'iu ngreh ca vargje, jo përmendore.
Më shumë nga Fehmi Pireva
- Ti Mbi Varkë Në Atë Liqen
- Shiu Shprush Kujtimet
- Një Nimfë Rrëmbeva Në Butrint
- Më Zuri Bora Në Mal
- Merdar
- Prishtina Sipas Një Pikture Të Vjetër
- Ime Më Dhe Vetura Ngjyrë Gri
- Për Ty Binin Mendime Dhe Ky Shi
- Prishtina Në Dimër
- Dashuri E Qelqtë
- Udhëtar Në Mjegull
- Mali Kulinë Apo Devja E Ngurosur
- Emri Kosovë
- Babai
- Mungesa Jote
- Themelimi I Ushtrisë Së Kosovës
Komente 0