Fehmi Pireva
Për Ty Binin Mendime Dhe Ky Shi
Bashkëshortes Suzanës
Këtë javë nuk jam në Kosovë,
Punë zyrtare. Ndjehem nostalgjik,
Në qelqin e xhamit të hotelit të huaj,
Të shoh nëpërmes syrit magjik.
Në horizont alpet sllovene,
Të ashpëra deri në kryeneçësi,
Mbi gjethe drurësh të zverdhura
Për ty binin mendime dhe ky shi.
Punë zyrtare. Ndjehem nostalgjik,
Në qelqin e xhamit të hotelit të huaj,
Të shoh nëpërmes syrit magjik.
Në horizont alpet sllovene,
Të ashpëra deri në kryeneçësi,
Mbi gjethe drurësh të zverdhura
Për ty binin mendime dhe ky shi.
Celje, 2010
Nga libri: " Dashuri e Qelqtë"
Nga libri: " Dashuri e Qelqtë"
Më shumë nga Fehmi Pireva
Komente 0