Fehmi Pireva
Kur Do E S'duhesh
Ti mund ta duash një flokëverdhë
Çiltërsisht gjer në naivitet,
Dashurinë si piramidë e Keopsit
Thua s'do e shemb asnjë tërmet.
Sa gurë rrokullise mbi themel
Këtë e bëre veç nga dashuria,
Në brendësi të shpirtit, si në tunel,
Deri te vuajtja s'arrin as poezia.
Një ditë këtë ngrehinë të madhe
Që si një skllav vetë ke ndërtuar,
Vjen diç e trishtë, aq pabesisht,
Zjarr brenda teje një Trojë e rrënuar.
Ajo do të ikë një rruge tjetër
Para portës e rrëmbeu, princi me kalë,
S'di a do buzëqesh a qajë si helenike
Tej detit të largët, ti sërish ndjen mall.
Çiltërsisht gjer në naivitet,
Dashurinë si piramidë e Keopsit
Thua s'do e shemb asnjë tërmet.
Sa gurë rrokullise mbi themel
Këtë e bëre veç nga dashuria,
Në brendësi të shpirtit, si në tunel,
Deri te vuajtja s'arrin as poezia.
Një ditë këtë ngrehinë të madhe
Që si një skllav vetë ke ndërtuar,
Vjen diç e trishtë, aq pabesisht,
Zjarr brenda teje një Trojë e rrënuar.
Ajo do të ikë një rruge tjetër
Para portës e rrëmbeu, princi me kalë,
S'di a do buzëqesh a qajë si helenike
Tej detit të largët, ti sërish ndjen mall.
Më shumë nga Fehmi Pireva
- Tërheqja E Dimrit
- Për Ty Sërish Ndjeva Mall
- Ajo Që Të Ngjante Ty
- N' Bajgorë
- Shqipëria Në Imagjinatën Time Si Fëmijë
- Një Pranverë Ndryshe
- Vargje Për Lupçin Tim
- Emri Kosovë
- Eh, Kafe Rostand
- Shenjë Vjeshte
- Merdar
- Ime Më Dhe Vetura Ngjyrë Gri
- Babai
- Një Nimfë Rrëmbeva Në Butrint
- Në Shtëpinë Kadare
- Për Ty Binin Mendime Dhe Ky Shi
Komente 0