Fehmi Pireva
Një Nimfë Rrëmbeva Në Butrint
Rrëmbeva një nimfë në Butrint
Një nimfë rrëmbeva në Butrint
Nuk jam i fundit as i pari,
Ikë drejt portës së Liqenit
Dëgjohen zëra: po vjen Cezari!
Në amfiteatrin e vjetër antik
Kërkohet vendim për heqje të lirisë,
Në aktin e fundit të kësaj drame
Cezari na fal për hir të dashurisë.
Ngritëmi para rënies së perdes
Unë dhe nimfa, kush më i pari,
Me brohoritje ca aristokratike
Ave, ave nimfë...ave Cezari!
Një nimfë rrëmbeva në Butrint
Nuk jam i fundit as i pari,
Ikë drejt portës së Liqenit
Dëgjohen zëra: po vjen Cezari!
Në amfiteatrin e vjetër antik
Kërkohet vendim për heqje të lirisë,
Në aktin e fundit të kësaj drame
Cezari na fal për hir të dashurisë.
Ngritëmi para rënies së perdes
Unë dhe nimfa, kush më i pari,
Me brohoritje ca aristokratike
Ave, ave nimfë...ave Cezari!
Më shumë nga Fehmi Pireva
Komente 0