Fehmi Pireva
Në Shtëpinë Kadare
Në qytet bie shi.
Seç ndaloi, janë ca pikë,
Tek Sokaku i të Marrëve
Rrokullisje guri a kronikë.
Si t'i zgjoj këta gurë
Janë më pak se gjurmët tua,
Një plakë gjerb kafe në terasë
Seç m'u shfaq kako Pinua.
Thashë sërish le të bie shi.
Do të zbresë tek një tavernë,
Ta shfletoj këtë kronikë
Sa mblodhi ujë koha në sternë.
Dhe tek porta e shtëpisë
Mpleksen hije në një imazh,
Hyjnë e dalin vizitorë
Sikur të ishin për pelegrinazh.
Seç ndaloi, janë ca pikë,
Tek Sokaku i të Marrëve
Rrokullisje guri a kronikë.
Si t'i zgjoj këta gurë
Janë më pak se gjurmët tua,
Një plakë gjerb kafe në terasë
Seç m'u shfaq kako Pinua.
Thashë sërish le të bie shi.
Do të zbresë tek një tavernë,
Ta shfletoj këtë kronikë
Sa mblodhi ujë koha në sternë.
Dhe tek porta e shtëpisë
Mpleksen hije në një imazh,
Hyjnë e dalin vizitorë
Sikur të ishin për pelegrinazh.
Më shumë nga Fehmi Pireva
- Një Nimfë Rrëmbeva Në Butrint
- Babai
- Ime Më Dhe Vetura Ngjyrë Gri
- Merdar
- Shenjë Vjeshte
- Eh, Kafe Rostand
- Emri Kosovë
- Vargje Për Lupçin Tim
- Një Pranverë Ndryshe
- Shqipëria Në Imagjinatën Time Si Fëmijë
- N' Bajgorë
- Ajo Që Të Ngjante Ty
- Për Ty Sërish Ndjeva Mall
- Për Ty Binin Mendime Dhe Ky Shi
- Nëna
- Mali Kulinë Apo Devja E Ngurosur
Komente 0