Fehmi Pireva
Shqipëria Në Imagjinatën Time Si Fëmijë
Andej një ushtri
Këndej e huaj një ushtri.
Nuk e dija ku fillon
E mbaron Shqipëri?
Rritur nëpër vargje
" Mëmëdhe quhet toka",
Sa herë pashë një dallëndyshe
Thashë e dërgoi Filip Shiroka.
Si mund të ishte Shkodra
Gjirokastra e Përmeti,
Vende me fusha a me kodra
Si duket në Durrës, një dallgë deti.
Kam shikuar lart qiellin
Yjet me dritë, natën me hënë,
Rrugën kah ecte dielli
Mos andej është Shqipëria Nënë?
Si loz në sheshin e Tiranës
Një çun si unë me guralecë,
A është ky yll i Lasgushit
Që valle nisi mbi Pogradec.
A të kthehem në imagjinatë
Nuk deshta kufij as ushtri,
Shpesh shikoj qiellin në natë
Pafund të dua, o Shqipëri!
Këndej e huaj një ushtri.
Nuk e dija ku fillon
E mbaron Shqipëri?
Rritur nëpër vargje
" Mëmëdhe quhet toka",
Sa herë pashë një dallëndyshe
Thashë e dërgoi Filip Shiroka.
Si mund të ishte Shkodra
Gjirokastra e Përmeti,
Vende me fusha a me kodra
Si duket në Durrës, një dallgë deti.
Kam shikuar lart qiellin
Yjet me dritë, natën me hënë,
Rrugën kah ecte dielli
Mos andej është Shqipëria Nënë?
Si loz në sheshin e Tiranës
Një çun si unë me guralecë,
A është ky yll i Lasgushit
Që valle nisi mbi Pogradec.
A të kthehem në imagjinatë
Nuk deshta kufij as ushtri,
Shpesh shikoj qiellin në natë
Pafund të dua, o Shqipëri!
Më shumë nga Fehmi Pireva
Komente 0