Fehmi Pireva
Shenjë Vjeshte
Si një skllav i pafajshëm
I dënuar të tërhiqet zvarrë,
Sa shkëputet një gjeth e bie
Vjeshta e ndjek mbi trotuar.
Ashpërsi e ligjit të universit
Nuk ka vend për ankesë,
As të çirresh sado prej tersit
Diçka po lind e diçka po vdes.
Zonja vjeshtë shtyp me take
Atë gjeth që lehtësisht bie,
Shenjë stine pa moshë plake
Pushtet me shije dhe pa "hije".
Kaherë një gjeth kështu ra
Kur ti më prisje në trotuar,
M'u duk zili e vjeshtës, mos qe?
Tërhiqte gjethin rrugës zvarrë.
I dënuar të tërhiqet zvarrë,
Sa shkëputet një gjeth e bie
Vjeshta e ndjek mbi trotuar.
Ashpërsi e ligjit të universit
Nuk ka vend për ankesë,
As të çirresh sado prej tersit
Diçka po lind e diçka po vdes.
Zonja vjeshtë shtyp me take
Atë gjeth që lehtësisht bie,
Shenjë stine pa moshë plake
Pushtet me shije dhe pa "hije".
Kaherë një gjeth kështu ra
Kur ti më prisje në trotuar,
M'u duk zili e vjeshtës, mos qe?
Tërhiqte gjethin rrugës zvarrë.
Më shumë nga Fehmi Pireva
- Eh, Kafe Rostand
- Emri Kosovë
- Vargje Për Lupçin Tim
- Një Pranverë Ndryshe
- Shqipëria Në Imagjinatën Time Si Fëmijë
- N' Bajgorë
- Ajo Që Të Ngjante Ty
- Për Ty Sërish Ndjeva Mall
- Merdar
- Ime Më Dhe Vetura Ngjyrë Gri
- Babai
- Një Nimfë Rrëmbeva Në Butrint
- Në Shtëpinë Kadare
- Për Ty Binin Mendime Dhe Ky Shi
- Nëna
- Mali Kulinë Apo Devja E Ngurosur
Komente 0