>
LETERSISHQIP
Fehmi Pireva

Ajo Që Të Ngjante Ty

Ajo për çudi të ngjante ty
Me flokët, buzët dhe sytë.
Nuk lejova në zemrën time të hyjë
Ka veç një të parë, jo të dytë.

Kishte diçka nga trillet tua
Mendoi se bukuria do më çmend,
Harroi se unë veç ty të dua
Në mua tjetër nuk ka vend.

Ajo përqëndroi shikimin gjatë
Që të thyhem, si një i marrë,
Një pasvord dashurie ne kemi
Asnjë e dytë nuk hynë e parë.

Dhe ikë nga ajo që nuk e njoh
Gabimisht tek unë po troket,
Jashtë bie shi dhe moti u ftoh
Ajo s' kupton si ti diku më pret.