Fehmi Pireva
Ime Më Dhe Vetura Ngjyrë Gri
Me veturë ngjyrë gri
E para nuse në "histori",
Erdhi në vjeshtë,
Ime më.
Një rruge veç baltë
Me pak stoli,
Nga kishte origjinë Ulpiana
Dhe kishte bërë histori.
Mes arave me misër
Lule diellit,
Duhan.
Me këmishë boj qielli
Me të bardhin fustan.
Një ditë vjeshte
Me shi.
Një veturë me arkmort
Ngjyrë gri.
E shpinte te varrezat e lagjes
Time më
Pa stoli.
E para ndër të parat
Ah! Ardhur nuse me veturën gri,
E thjesht,
Pa fustan, pa stoli.
Me pak,
Me shumë histori.
E para nuse në "histori",
Erdhi në vjeshtë,
Ime më.
Një rruge veç baltë
Me pak stoli,
Nga kishte origjinë Ulpiana
Dhe kishte bërë histori.
Mes arave me misër
Lule diellit,
Duhan.
Me këmishë boj qielli
Me të bardhin fustan.
Një ditë vjeshte
Me shi.
Një veturë me arkmort
Ngjyrë gri.
E shpinte te varrezat e lagjes
Time më
Pa stoli.
E para ndër të parat
Ah! Ardhur nuse me veturën gri,
E thjesht,
Pa fustan, pa stoli.
Me pak,
Me shumë histori.
Më shumë nga Fehmi Pireva
- Merdar
- Shenjë Vjeshte
- Eh, Kafe Rostand
- Emri Kosovë
- Vargje Për Lupçin Tim
- Një Pranverë Ndryshe
- Shqipëria Në Imagjinatën Time Si Fëmijë
- N' Bajgorë
- Ajo Që Të Ngjante Ty
- Për Ty Sërish Ndjeva Mall
- Babai
- Një Nimfë Rrëmbeva Në Butrint
- Në Shtëpinë Kadare
- Për Ty Binin Mendime Dhe Ky Shi
- Nëna
- Mali Kulinë Apo Devja E Ngurosur
Komente 0