Fehmi Pireva
Merdar
Vend ku refugjatët
Toplicës i thanë lamtumirë.
Ofshamë e fundit e nënës
" Ku mbete tani, o bir..."!
Vend ku harta u rrudh
Shtatë palë.
Pyetje e ngritur plaku:
" Kush vdiq a mbeti gjallë ".
Vend ku sot,
Kolonat kthehen si në ceremoni mortore.
Të gjithë të dyshimtë,
Rrihen nga shiu, flluska bore.
Vend ku shikimet prehen
Andej e këndej kufirit,
Andej dita skëterrë
Këndej duket një dritë e qiririt.
Merdare,
Plagë, lotë dhe frikë.
Sajon pikëllueshëm
Këtë barrë.
Sa afër aq larg,
As s'mund të të lë
As s'mund të ikë.
Merdar,
Herë më bën për të qeshur,
Herë për të qarë!
Sa në fillim,
Sa e vënë në bisht.
Dhembja jonë,
E gëzueshme, herë e trishtë!
Toplicës i thanë lamtumirë.
Ofshamë e fundit e nënës
" Ku mbete tani, o bir..."!
Vend ku harta u rrudh
Shtatë palë.
Pyetje e ngritur plaku:
" Kush vdiq a mbeti gjallë ".
Vend ku sot,
Kolonat kthehen si në ceremoni mortore.
Të gjithë të dyshimtë,
Rrihen nga shiu, flluska bore.
Vend ku shikimet prehen
Andej e këndej kufirit,
Andej dita skëterrë
Këndej duket një dritë e qiririt.
Merdare,
Plagë, lotë dhe frikë.
Sajon pikëllueshëm
Këtë barrë.
Sa afër aq larg,
As s'mund të të lë
As s'mund të ikë.
Merdar,
Herë më bën për të qeshur,
Herë për të qarë!
Sa në fillim,
Sa e vënë në bisht.
Dhembja jonë,
E gëzueshme, herë e trishtë!
Më shumë nga Fehmi Pireva
- Shenjë Vjeshte
- Eh, Kafe Rostand
- Emri Kosovë
- Vargje Për Lupçin Tim
- Një Pranverë Ndryshe
- Shqipëria Në Imagjinatën Time Si Fëmijë
- N' Bajgorë
- Ajo Që Të Ngjante Ty
- Për Ty Sërish Ndjeva Mall
- Tërheqja E Dimrit
- Kur Do E S'duhesh
- Ime Më Dhe Vetura Ngjyrë Gri
- Babai
- Një Nimfë Rrëmbeva Në Butrint
- Në Shtëpinë Kadare
- Për Ty Binin Mendime Dhe Ky Shi
Komente 0