>
LETERSISHQIP
Fehmi Pireva

N' Bajgorë

Pasdite e mjegullt
Mbërrij në Bajgorë,
Qielli të mashtron
Nuk preket me dorë.

Tek një krua i ftoftë
Në gjunj u ula të pi,
Aty s'buron veç ujë
Po rrjedh dhe dashuri.

Si ta kuptoj peisazhin
Leht të thuash: mrekulli!
Diçka ma shton marazin
Të fsheftën nuk e di.

Të rri gjatë s'mundem.
Pasdite flluskon borë,
E përshëndes bajgorçe
Një vajzë ma bën me dorë.
3 dhjetor 2023