>
LETERSISHQIP
Fehmi Pireva

Uratë

Me njërën dorë mbaj penën
Të mos zvetënohet kujtesa aspak,
I kthej shkronjat në hieroglife
Kur s'kish ngjyrë, shkruam me gjak!

Me njërën dorë e ngre flamurin,
Me njërën largoi retë në qiell,
Mbi ty Kosovë, o vendi im,
Shndrit gjithmonë Ai diell...!
17 shkurt 2023