Fehmi Pireva
Ti Mbi Varkë Në Atë Liqen
Tundet varka mbi liqen
Hija flokun ta valëvit,
Ah, sikur të isha ajo vale
Të të përkëdhel e të dremit.
Sytë e tu si dy liqene
Ngjyrë të kaltër, si ujë deti,
Jam në brigje s'mund të prek
A je nga Shkodra a Përmeti?
Një buzëqeshje për çudi
Liqeni i tërë në qetësi,
Si nuk përmbyset ajo varkë
Të të nxjerrë në atë thellësi.
E pastaj të jap pakëz frymë
Duke prekur tënden buzë,
Kam frikë, kam frikë mos të lëndoj
Se pas zgjimit kthehem në muzë.
Hija flokun ta valëvit,
Ah, sikur të isha ajo vale
Të të përkëdhel e të dremit.
Sytë e tu si dy liqene
Ngjyrë të kaltër, si ujë deti,
Jam në brigje s'mund të prek
A je nga Shkodra a Përmeti?
Një buzëqeshje për çudi
Liqeni i tërë në qetësi,
Si nuk përmbyset ajo varkë
Të të nxjerrë në atë thellësi.
E pastaj të jap pakëz frymë
Duke prekur tënden buzë,
Kam frikë, kam frikë mos të lëndoj
Se pas zgjimit kthehem në muzë.
Më shumë nga Fehmi Pireva
- Përvjetor I Dashurisë
- Prishtina Sipas Një Pikture Të Vjetër
- Mall Për Mëngjese Lupçi
- Shiu Shprush Kujtimet
- Në Këtë Muzg Të Vonë
- Mungesa Jote
- Prishtina Në Dimër
- Uratë
- Mali Kulinë Apo Devja E Ngurosur
- Nëna
- Për Ty Binin Mendime Dhe Ky Shi
- Në Shtëpinë Kadare
- Një Nimfë Rrëmbeva Në Butrint
- Babai
- Ime Më Dhe Vetura Ngjyrë Gri
- Merdar
Komente 0