>
LETERSISHQIP
Flora Peçi

Akullnajave Prushtë

Në sytë e mi nata digjet përvuajtshëm
Akullnajave prushtë kujtimet kumbojnë
Hijerrathët syve, mavijosur vitet shqiten
Dita u fsheh pas reve të murrme
Kthjelltësia u fundos sirtarëve të harresës.
Ankthi gjurmon ditarin e vjetër…