>
LETERSISHQIP
Flora Peçi

Shtegtimi

Shtegëtova në udhën e paudhë,
jo se unë desha, po kështu e deshi fati,
kështu më dënoi jeta.
Bredh rrugëve-labirinth
ne bulevarde të huaja,
shoh njerëz të huaj,
dëgjoj të flasin, por nuk i kuptoj
janë të ftohtë për mua,
nuk e desha këttë shtegtim
dhe ende s'e dua.
Shpendi shtegëton, por kthehet ne folenë e vet,
e unë shpirttrazuar e mendjevrarë,
sypërlotur e me plot mall
jetoj në këtë vend të shkretë.
Sa rëndë e kam, Perëndia e di,
nuk çohet jeta në këtë mërgim të zi.
Bukën e lag me lot, këngën shqipe kur e dëgjoj,
kafshata e parë më mbetet në fyt,
të dytën nuk mund ta shijoj.
Ta kam lakmi o vëlla
që në trojet tua jeton,
e ke folenë tënde
dhe kurrë nuk shtegton.