Flora Peçi
Ti Qëndro Në Kështjellë
Kalldrëme, murana ngrite me premtime
Kështjellë gënjeshtrash, ngjitja jote
Shkallët e ngjitjes sate, janë të ndryshkura
do të biesh shpejt nga lart…
Llumi i mëkateve do ta ngjyrosë mëkatin tënd
Shembe shumë murana me të njëjtin refren
Por…nuk pranova të jem Rozafë
E kështjellës së stëmbushur me mëkate
Aty do të jesh ti, i zinxhirosur
Në prangat e vuajtjeve
Ato i shkaktove çdokund vetë
Tani vetë vuaje dënimin, koha fluturon
Ti qëndro në kështjellë, i murosur në mëkate
I ngjyrosur me gënjeshtra,
zogjtë ikin nga kthetrat tua grabitçare
Ti Brut i kohës së perënduar.

Komente 0