>
LETERSISHQIP
Flora Peçi

Testamenti I Heshtjes

A do kthehesh ndonje ditë?!
Kjo pyetje retorike,
më është ngulur si gozhdë
në zemër.

Jo!
Lë testamentin gjurmëve,
heshtja...!

Atëherë,
thyeje bishtin e betimit,
dhe më kthe buzëqeshjen,
strukur në sirtarin e harrimit!