>
LETERSISHQIP
Flora Peçi

Nuk Dehem...

Nuk dehem me fjalë boshe dhe lajka të ndyta,
nuk dehem nga premtimet që i merr era,
nuk dehem nga lajthitjet...
në theqafje ato kanë shkuar,
nuk numëroj në vend
ditën që ke shkuar.
Lumturinë e qëndisa
atëherë kur gota u thye në dorën time
atëherë kur e dita
se do ta rrënosh jetën time.
U ngrita, nuk u rrëzova
as lot nga sytë nuk lëshova
të djeshmen në humnerë
e largova
dhe sërish në jetë rrezova
me rreze dielli mëngjesi me përkëdhel
dhe tani silueta e dashurisë tënde
të rreme
në trupin tim nuk merr erë.
Mund të dehem me dashuri,
mund të mbështillem
në ëmbëlsinë e ëmbël të saj,
por jo kurr me ty,
vetëm me ëmbëlsinë e të tashmes
që më jep shpresë
për të nesërmen ngrohtësi.