>
LETERSISHQIP
Flora Peçi

Kosovë E Kullave Të Heshtura

E lindur në kulla, e kalitur nëpër shkrepa
parzmore e plagëve shekullore
e nëpërkëmbur nga hordhitë e egra
të bishëkarpateve të harbuar
kafshatë e ëndërruar e armiqve të përbetuar,
e Isës, Ademit e Azemit
e tokës së njomur me gjak të bijve tanë,
e sharë, e vrarë, e dëbuar...
Por...jo, Kosovë, bijtë tu nuk ranë për jug e veri
ranë për ty-Kosovë, ranë për ne -Kosovë.
Kot nuk mbetën nënat me duar në gji
e me lot në sy,
E heshtur dhe e mbështjellur me vellon e urtësisë
thoshe me ofshamë
se amanetin e të rënëve duhet ta mbajmë.
Po, nëna jonë, "Djepi i ëndërruar"i armikut të vjetër
do të jesh hartë e trojeve shekullore
vend i shenjtë i tokës arbërore.
Kësula jote në qiell lartësohet
e toka jote kurrë nuk copëtohet.