>
LETERSISHQIP

Ti…

Ti nuk je trungu,
as unë syth në ty
Ti nuk je e ardhmja e shpresave të mia…
Kam ikur heshtazi nga trungu yt
Pluhurosur kam kujtimin me ty
Gjethet ranë për tokë, u zverdhën
Ti u rrënove, trung pa sytha!…