Kopi Kyçyku
Në Vendlindje
Vendlindja është pikëpjekja e shënjtë me Perëndinë,
Ngado që të endemi në gënjeshtaren botë,
Nuk mund ta harrojmë kurrsesi shtëpinë,
Larg saj kur jemi mallin e tretim me lotë.
Në shpirt përherë i mbajmë të parët tanë,
Rrugicat ku kanë shkelur, gurët që kanë lëmuar,
Të ndritshmet gjurmë që dhuratë na i lanë,
Me djersë e me mund oreçast gatuar.
Qytet i dashur, që më solle nga larg,
Në krahë si prej pëllumbi të praruar,
Sërish m’i ngjalle sot kujtimet varg,
E mallin e dikurshëm me zjarr të pashuar.
Më bëre të hedh valle mbi derte, hall, inat,
Të lidhur prap’ të jemi, të fortë e të bashkuar,
Banorët e tu qofshin me sa më shumë fat,
Nga Zoti në jetë të jetëve qofshin bekuar.

Komente 0