Lulëzime Malaj
Bija Ime
Rri e mendoj!...
Më ike shpejt nga gjiri im, bija ime,
Aty, në tokë të huaj i kalon pranverat!
Më mungon buzëqeshja jote me ato shikime,
E përkëdheljet: - Mamo, mos u mërzit, do t’vij përhara!
Më mungon përqafimi yt i ëmbël, i ngrohtë,
Netëve, ku ti në supin tim mbështesje kokën,
A e di, se në krevatin tënd dremis edhe sot?!
Aty në aromëzën tënde, kam gjithë botën!
Mbi komodinë,
Le filxhanin e çajit kur ike këtë herë,
Aty e kam lënë edhe unë, si atë ditë!
Buzëkuqi në të, më ngjan se shpeshherë,
Më pëshpërit: - Do t’vij shpejt mamo, më prit!
Gjithandej, në valixhe, dollape; fustane, triko palosur,
Dhe një çantë e bardhë, lënë në dhomë mbi komo,
Në lëkurën e saj, butësia e duarve të tua ka mbetur,
Në telefon t’përgjërohem: - Shpirti im eja, mos u vono!

Komente 0