Lulëzime Malaj
Kohëra Apokaliptike...
E frikshme kërkëllim’ e zvargur e vdekjes,
Rrota që shtrydhin brinjët universit,
Tronditem prej kufomave të hedhura,
Në hambarin e anijes pirate të shekullit!
E frikshme të shoh botën gjunjëzuar,
Në luftën e heshtur, të ligësht, tragjike,
Duket sikur njerëzit ecin pa kokë,
Ç’pikëllim i madh, kohëra apokaliptike!
M’ngjan me dhomat e gazta t’Holokaustit,
Ku m’shoqërojnë sy të trembur, të trishtë.
Maska krejt, ndonëse s’janë karnavalet,
Kambanore që shungullojnë përditë!
E bortë mbulesa nderur meridianeve,
E trisht’, e largët drita tej në horizont,
Kukuvajka s’i ndahet çatis’ sime përnatë,
Bëj ta përzë, po s’e përzë dot!
I frikshëm ky planet i pushtuar nga "murtaja"
Që kukamçefti luan ngutur, në panik,
Më vjen ta braktis këtë bot’ të mbrapsht,
Mirë... po ku të ik?!

Komente 0