>
LETERSISHQIP
Lumo Kolleshi

Balade Per Nje Kaubojs Dhe Dy Ujq

Një kaubojsi, para sa deshi, i dhanë,
Dikur në Jellongstoun, në preri
Dhe kaubojsi hipi permbi kalë,
Dhe kali mbi dëborë shkelte si veri.

Kish marrë kaubojsi plot me vete:
Armë edhe çargje, sigurisht.
Aty qëllonte, aty dhe çargjet ngrehte,
Qoftë dhe një ujk të zinte paburrërisht.

Dhe u kthye natën në shtëpi,
Pa trofe, pikë e vrer e në fytyrë i nxirë.
Gjumin tërë natës kish lënë në arrati,
Të gjente në mëngjes në kurth një ujk të shtrirë.

Për çudinë e tij, ai pa dy,
Ulkonja në çarg, tjetri i lirë.
Pa vuri armën shpejt e shpejt në sy,
Në pellg të gjakut ulkonja mbeti ngrirë.

E hodhi përmbi kalë e drejt shëpisë u nis,
Pas krahëve dëgjonte veç një ulërimë.
Gjumi prapë gjithë natës iu molis,
Mos vallë i gjalli kish prurë kuluninë?

U mendua pak si një vrastar,
T’i ngrinte çargjet rreth ulkonjës,
T’i ftonte ujqit në gosti a varr,
Të dilte përmbi ta një triumfonjës.

Mëngjesi i ri erdhi me pak diell,
Kaubojsi ngritur me merak,
Një shpend ia prishi mendjen nëpër qiell
Tek shihte shtrirë nga çargjet ujkun plak

Dhe ngriti armën, pa një pa dy,
Por u tërhoq dhe këmbëzën uli,
Ujku po shikonte drejt në sy,
U rrëzua kaubojsi, vrasësi dhe burri:

Nga ajo ditë kaubojsi hoqi armën
Dhe i varrosi ujqit bashkë të dy,
Për t’ia lehtësuar shpirtit plagët,
Mbrojti vetëm ujqit me lot në sy.