>
LETERSISHQIP
Lumo Kolleshi

Shekspir, Te Faleminderit!

Per katerqind vjet ne ledhet e botes
Mund te shuhej dhe bari,
Nga etja e tepert mund te shterin edhe burimet,
Lumenj mund te kthehen ne shkretetira zalli,
Fshihen nga harta perandori e regjime.
Por Makbethi ne nje kohe kaq te gjate
Nuk mundi t'i laje duart me ujin e gjithe deteve,
Liri vazhdon te klithe nate per nate
Sa shpon dhe koren e ngrire te planeteve.
Ne banjon e gjakut lavdi e Çezarit
Therret edhe sot: "Dhe ti, biri im!"
Po Mark Antonit aspak s'i dhimbset i vrari,
Froni, veç froni, i vetmi ngushellim.
Jagot edhe sot pergjojne e thurrin intriga,
E shtyjne tej e larg Romeot trinen e mengjesit,
Prane pikes se helmit mban buzet dhe sot dashuria,
Nderi dhe sot i perlyer prej llumit te vesit.
Muret e renuara te drejtesise
Kerkon te rregulloje i lodhuri Hamlet,
Ndaj edhe sot i çon piskamen gjithesise:
"Kjo bote u shthur, o prapesi, o dreq!"
Per te gjitha keto ke nje vend prane diellit,
Shekspir, te faleminderit!
21.04.2016