>
LETERSISHQIP
Lumo Kolleshi

Mos Vdis Ne Pranvere!

Të lutem, mos vdis në pranverë,
Aq më tepër, në një pranverë si kjo, mos vdis!
Eshtë gjynah prej Zotit bari i prerë,
Bari dhe loti nuk rrinë dot në një plis.

Të lutem, mos vdis në pranverë,
Se gratë nuk i mbledhin dot lotët nën shami,
Se fëmiët nëpër botë janë bërë erë,
Se erërat s’I bën dot dushk për qipi.

Të lutem, mos vdis në pranverë,
Se bota është ngujuar e s’del dot,
Se njeriu ndër varre një ngushëllim do ta sjellë,
Se dora e dheut per ty do mungoje, mos o Zot!