>
LETERSISHQIP
Lumo Kolleshi

Sytë

T'i kesh sytë në ballë,
(Lypsarët e përjetshëm për dritë)
Pa të t'i marrin pas karrocës si një kalë
E pafka të të vënë te sytë.

Pastaj me një kapistall a me një fre të egër,
Të të tregojnë rrugën nga të shkosh...
Më mirë të mbetesh në dinjitetin tënd i verbër,
Më mirë një Homer ne dy zgavra bosh.