>
LETERSISHQIP
Lumo Kolleshi

Mashkull...

E para ishte dhe eshte gruaja,
Degjoje pra, ti, mashkull me pushtet
Dhe ti, qe kuajte i mbreh per ate dite
Dhe u bie mamuzeve sa le pa gjume dhe perendite.

E para nuk ishte fara,
Ja, hidhe ne qiell dhe prit.
Shume-shume prej andej mund te zbresin shirat,
Ndonje bresher qe ndan frikshem sinore,
Karvane te ngarkuar me debore.

E para ne toke mbetet ara,
Aty mbillet e lulezon jeta,
Aty zene fill ninullat nga e para.
Ary dhe vetem aty eshte zemra e nenes
Qe te therret çast pas çasti:"bir",
Nje zemer vajze, ,
Qe pergjerohet si motra e Gjergjit per vella,
Nje zemer shoqeje,
Qe shtratin ta mbush me trendafilat me te bukur.
Mashkull, kujdes ushkurin e gojes se shthurur!