>
LETERSISHQIP

Reale

Sa shumë “Mami”
dëgjojnë në shtëpinë time
hapsirat, muret, lulet…
dhe një zemër që lutet

“Ma”, nga zë evlati
nga buzë dashurish
dalë ngrohtësisht
sot mrekullisht…

Vetëm një “Ma”
mbështillet lotit
mërmërin buzëve të mia
vezullin syve nëpër qiell
vetëtin
shpirtit tim…

Dhe ulem pastaj
në fron të Saj
Jo, më s’po qaj!

“Mami” dëgjoj
Janë kaq pafaj…