Lumturi Ymeri
Zëri Yt
Frymë që bëhet furtunë
e ngulçesh më shemb
më vrungullon
Etyd pianoforte
që luhet në taste-brinjësh-kraharori
më shungullon…
Nga largësi
yjesh që derdhen
në heshtjen e verbër.
Me shpejtësi vetëtime
zbresin e ulen në prehër...
Me mall të dhembur
të tretur, të çmendur
Që prek, që vret
që djeg, që mek
zëri yt…
Që deh
e mendjen vegullimesh gënjen
Oksigjenon frymën me ndjenjë
e ndjen
zëri yt…
Dyfishon magjinë
që mbretëron hëna
kristal
dhe valë
dhe zjarr
dhe mall
zëri yt
Por ti
S’e di…
e ngulçesh më shemb
më vrungullon
Etyd pianoforte
që luhet në taste-brinjësh-kraharori
më shungullon…
Nga largësi
yjesh që derdhen
në heshtjen e verbër.
Me shpejtësi vetëtime
zbresin e ulen në prehër...
Me mall të dhembur
të tretur, të çmendur
Që prek, që vret
që djeg, që mek
zëri yt…
Që deh
e mendjen vegullimesh gënjen
Oksigjenon frymën me ndjenjë
e ndjen
zëri yt…
Dyfishon magjinë
që mbretëron hëna
kristal
dhe valë
dhe zjarr
dhe mall
zëri yt
Por ti
S’e di…
Komente 0