>
LETERSISHQIP

Supe Të Brishtë

Supe të brishtë
mbajtën kokën anuar prej
lotësh
ngashëryer dënesash
mungesash…
Në dridhje
në pritje
duarsh Nëne
prej qiellit…
E ndërsa…
u shkundën dhunshëm
nga duar-pashpirt
hakërryer ulërimash
jooo
ky fëmijë
nuk duhet të lindë!
Supe të brishtë
pikëllimesh të zeza
rënkimesh të bardha
Mbartën petale rozë
të një bote
të paardhur në jetë
mbjellë prej mallkimit
mëkatimit
a dëshirimit…
Supe të brishtë
që stepen frikës
në çastin e lindjes
ooo Krisht…!
…e çelet dritë
e rritet jetë…
Supe të brishtë
sot ngrohen ledhatimit
të Jetës nga jeta
të Gjakut nga gjaku
të Zemrës prej zemre…
janë supe Nëna
mishërim dhembje..
Sot i thur…HIMN!