>
LETERSISHQIP

Dehur

anija bën kotollumba në kreshta të rrëpirta dallgësh
kapiteni ka pirë raki gjithë natën e lume
deti është i tërbuar nuk e di si
( rrymat e akullit kanë zbritur këtu
a peshqit janë ngritur trullosur nga drita e hënës )

shumë njerëz sa shumë njerëz në bord
vetëm ca si shumë e furishme frika në vështrimet e tyre
i bëj miq të gjithë ata të pa qenë këtu
edhe pse flokët i kanë drrudha vjollce
e me shëndet të mirë

sidoqoftë jemi të gjithë bashkë e në një mendje
vetëm një të metë kemi: mosmarrëveshja e këmbëve
nuk na le të provojmë shtratin, ani pse tepër të uritur për gjumë

sirena bastis më kot hapësirën për ndihmë
kurkush nuk e ka trurin kaq modest e të huaj për vetveten
të marrë udhë pak përtej prishjes…