>
LETERSISHQIP

Dremis Me Heshtjen

heshtja dremit
lënduar në një këngë të largët:

edhe nëse ti loton qetë në cep të stolit
dhimbjen që ta bren zemrën,
askush nuk do t’ia dijë.

në se fillon të qash me zë
dhe tregon në logorimë brengat
e një udhëtimi plot rreziqe në lumin e dashurisë.

do psherëtijë dhimbja
do psherëtijnë shumë më pak
e shumë më shumë do nënqeshin tinës…

unë dremis me heshtjen
lënduar në një këngë aq të largët…