>
LETERSISHQIP

Një Trëndafil

I kam braktisur stacionet e lajmeve
ata hamallë të lodhur e të trishtuar
që mbartin vetmitë e arkivoleve
pa fytyrën e dhimbjes

lamtumira
nuk i ka mbrojtur kurrë çastet e ndarjes
nga dhimbja
ndarja
nuk e ka shuar kurrë mallin
as dashurinë e vërtetë nëpër zemra

po dërgoj këtu nga një trëndafil
për sejcilin nga njerzit e zemrës time
dhe një tufë manushaqe Progonati
për sejcilin nga ju
të largëtit e afërm