Martin Cukalla
Mbase Gjithçka Është E Re Nesër
dielli shndrritshëm ra në perëndim
në lindje re të murme si akullnaja harrese
zvarriten përtueshëm dhe humbin nëpër terre…
do të ketë dëborë nëpër male nesër
qielli do të shkëlqejë i qeshur
e sa lindur
sikur të jetë mëngjezi i parë që jeton vetëm
duke pulitur sytë
e duke pritur dhëndërrin…
deti qesh
vështron format e dritës zbehet
e mbledh kujtimet e veta
dita u ngrys
lulet e buta të bajameve
vështrojnë një Zog tek fluturon në harqe të hapura
ylberi…
kjo ditë
kish ca histori që s’dua t’i kujtoj!
ndoshta gjithçka e re është për ne
nesër…
ndoshta nesër zemra e Atdheut është një shtëpi
që fle në breg të detit
dhe jo një zog që fle mbi pemë…

Komente 0