Martin Cukalla
Sot
sot jam në zemër të qytetit
ani pse në një dhomë
dhe ndryrë midis katër mureve
me dritaret hapur.
nuk bëj kryqe
duke kërkuar nëpër terr rendin e fjalëve.
as më ngrin gjaku
teksa kap me ndrojtje objekte të sa blera
në tregun e shtrenjtuar.
vështroj sa më ha syri kaltërsinë e qelqtë
që e kishim humbur
dhe diellin e çiltër
që u jep jetë tjetër kodrinave përtej
dhe pyllit të betonte të pallateve…
vështroj qartë demat e zemëruar
dhe zemëratat e perëndive të plakur kafeneve
tek kundërshtojnë zbritjet nga Olimpi
dhe ndrymjen në flakët e heshtjes.
kuptoj qartë që diçka vdiq në mënyrë të merituar
për shumëçka që duhet të jetojë në mënyrë të merituar.
dhe muzgu është i kthjellët
si puna e pazhgënjim e ditës vetë
që dëgjon si po vërshon nëpër damarët e dashurisë
gjaku me energji për të jetuar
përgjithmonë çiltër
-shkëlqim i qeshur në sytë e një fëmije!
nuk më vjen turp ta them:
një lot më shkau tinës dhe s’e fshiva…

Komente 0