>
LETERSISHQIP
Natasha Limaj

Femijeria

Strukur thellë, në memorie,
Vitet të kanë vënë kapak,
Fëmijëri me ëndërrime,
Më hedh, prapë nëpër sokak.

Muzg i mbrëmjes pranverore,
Xixëllonjat duke ndjekur,
Ledhaton juga e ngrohtë,
Në duar, shkëndija ndezur.

Ja, atje katër - pesë vajza,
Hidhen e luajnë me vija,
Grupi tjeter, thotë me shtete,
Unë Kina, ti Shqipëria.

Djaloshi me bukë në dorë,
Lyer me gjalp e sheqer,
Sikur ishim të një nëne,
Nduknim të gjithë nga njëherë.

Folezë e sinqeritetit,
Moj e ëmbëla, fëmijëri,
Me mall të madh të kujtoj,
Për ty flas me nostalgji.