>
LETERSISHQIP

Muze E Frymezim

C'shoh, ç'ndjej e ç'provoj,
Oh, në këtë brilanten jetë,
Vegimi mbrëmjeve, do t'më ngacmoj,
Dhe gjumin, ma bënë dallgë në det.

Vetë, si padashur më formohen,
Si këngëza i nddjej në veshin tim,
Bukur rimohen, sistemohen,
Thonë, se është muzë e frymëzim!...

Dhe bredh me to anembanë,
Lodroj, në lëndina lirike,
Ky ritmi, trokitje në zemër,
Të jetë i ardhur, prej perëndive?!...

E ashpër, përplasëse, mizore,
E bukur, e ëmbël, hyjnore,
Më cingëris, moj muzë natë e ditë,
Boll, që të mbushem pak në shpirt!...