Neviana Shehi
E Nesërmja Në Portretin E Nënës
Nesër sërish unë do të vrapoj për tek ti
sërish do të shndërrohem
në erë dhe mall.
Me zor pres mëngjesin të zbardhë
dhe yjet e fundit që të shuhen
sepse s’më mban më vendi
nënë
s’më mban.
E pafund do më ngjajë
rruga e gjatë
shumë e gjatë
më e gjatë se rruga e Magelanit
kur përshkoi atëherë botën
të pafundme tunelet
viaduktet dhe kolonat e makinave.
Të bezdisshme boritë
e padurimit
dhe orët që do më ndajnë
nga buzëqeshja dhe balli yt i menduar
a e di nënë se edhe unë kam
ballin tënd…
.
Se në sytë dhe retinat e tua
unë gjithmonë shoh portretin tim
ne të dyja dimë të flasim me diellin
sa herë që rrugët e mendimeve tona
i mbulojnë mjegullat.
.
Dhe dielli e dëgjon fjalën tonë
më ka marrë malli nënë
më ka marrë shumë
edhe pse ende
s’e kam mbushur muajin
kur rrinim deri vonë
duke treguar historitë e ditës.
Sepse malli për nënën
i ngjan lumenjve në pranverë
kur vërshojnë të pabindur.
Llamba e varur mbi tavan
hedh sonte më shumë hije se drita
të njëjtë me ushtrinë gri
të mendimeve të mia.
Nesër unë nuk do të jem thjesht
një udhëtare e zakonshme
por një padurim në trajtë tsunami
për të mbërritur te ty
te fryma
fjalët
dhe prania jote e shenjtë.
Dhe kjo më ndodh
vetëm me ty
mëmë
vetëm me ty
ndaj e nesërmja
do ketë vetëm portretin tënd…
sërish do të shndërrohem
në erë dhe mall.
Me zor pres mëngjesin të zbardhë
dhe yjet e fundit që të shuhen
sepse s’më mban më vendi
nënë
s’më mban.
E pafund do më ngjajë
rruga e gjatë
shumë e gjatë
më e gjatë se rruga e Magelanit
kur përshkoi atëherë botën
të pafundme tunelet
viaduktet dhe kolonat e makinave.
Të bezdisshme boritë
e padurimit
dhe orët që do më ndajnë
nga buzëqeshja dhe balli yt i menduar
a e di nënë se edhe unë kam
ballin tënd…
.
Se në sytë dhe retinat e tua
unë gjithmonë shoh portretin tim
ne të dyja dimë të flasim me diellin
sa herë që rrugët e mendimeve tona
i mbulojnë mjegullat.
.
Dhe dielli e dëgjon fjalën tonë
më ka marrë malli nënë
më ka marrë shumë
edhe pse ende
s’e kam mbushur muajin
kur rrinim deri vonë
duke treguar historitë e ditës.
Sepse malli për nënën
i ngjan lumenjve në pranverë
kur vërshojnë të pabindur.
Llamba e varur mbi tavan
hedh sonte më shumë hije se drita
të njëjtë me ushtrinë gri
të mendimeve të mia.
Nesër unë nuk do të jem thjesht
një udhëtare e zakonshme
por një padurim në trajtë tsunami
për të mbërritur te ty
te fryma
fjalët
dhe prania jote e shenjtë.
Dhe kjo më ndodh
vetëm me ty
mëmë
vetëm me ty
ndaj e nesërmja
do ketë vetëm portretin tënd…
Komente 0