Neviana Shehi
Kapiteni I Anijes
Anija e sapo kthyer nga një udhëtim i gjatë, duket se ka gjurmë stuhish nëpër trup dhe vela të shqyera. Marinarët kanë zbritur në port për të pirë ndonjë pije freskuese ose për të zënë ndonjë të dashur momenti. I ka lodhur rruga e gjatë dhe tashmë është koha për t’u argëtuar.
Është një port i shëmtuar, por ka shumë femra të bukura dhe ata duan të harrohen disi. Vetëm kapiteni s’ka zbritur. E shoh fytyrën e tij të ashpër përkulur mbi një hartë të vjetër detesh. Mjekra e bardhë dhe sytë e picërruar i dallohen menjëherë.
Kërcasin valët nën bashin e lartë dhe zogj kureshtarë i qëndrojnë mbi supe. Ai sheh diku mes ajrit për të dalluar ndonjë të njohur, por në breg s’duket kush. E njohura e tij e fundit në këtë port ishte një brune e gjatë me flokë të lëshuar që vetëm qeshte dhe tymoste cigare të lira.
- Vetëm ky më ka mbetur besnik, - thoshte teksa priste prej tij përqafimet. - Burrat që kam njohur në jetë ju kanë ngjarë valëve. Vijnë vetëm njëherë për t’u ledhatuar me ty dhe pastaj zhduken. Pas tyre vijnë valë të tjera, ndërsa ti duhet vetëm të presësh ardhjet e tyre.
Sa bukur fliste dhe qeshte shejtania.
Befas ndjeu dëshirën për t’u takuar dhe bërë dashuri sërish me të. Por, u kujtua se ajo s’jetonte më dhe se kish vdekur nga një sulm i papritur në zemër, duke marrë me vete në atë botë edhe një pjesë te imazhit të tij të ashpër. Kapiteni psherëtiu dhe nisi të tymos thellë.
-Ne takohemi vetëm një herë në jetë me dikë për t’i dhënë njeri tjetrit copa të tëra jete.
Duke zbritur shkallën e fundit dëgjoi zërin e butë të një gruaje që e thërriste. Ai mbylli kujtimet dhe u nis drejt saj...

Komente 0