Neviana Shehi
Ti…
Ti s’ mund të largohesh prej meje kaq shpejt,
është herët akoma për të më thënë, "natën e mirë"
Perënditë e yjeve tani sapo u zgjuan dhe…
Në grykëderdhjet e tyre,
lumenjtë po vetëmbyten në det,
po vetëmbytem dhe unë, brënda një psherëtime malli.
Tashmë një muzikë e çuditshme më ka mbështjellë të tërën.
Më kujtohet, që në vitet e dashurisë sime
të parë,
kur dashurova një yll,
pati një kohë pa kalendarë për mua.
Një kohë kur unë u sh’ndërrova në një organo,
pa tastierë të bardhë.
Atëherë dhashë vetëm një koncert, ku të vetmit spektatore ishin vetëm dy,
"ti dhe ti"
Kalendarët e mi në vënd të datave
u mbushën me emra koncertesh, uverturash dhe simfonira malli.
Ikte një erë dhe vinte një erë tjetër
dhe unë, mbeta po unë,
e magjepsura pas tingujve të zerit tënd dhe trageteve të munguar.
Gjithmonë i jam shmangur këmbimit të vështrimeve me orkestrën,
me dirigjentët po, se po,
Megjitheatë kam refuzuar ta lidh veten si Odiseu mbas shtyllës së një kuverte,
apo anije mbrëmje.
Natyrisht Odiseun e brente malli për Penelopën,
ndërsa unë s’kam shumë mall per mëtonjësit e mij të munguar.
Është freskët akoma në mbretërinë e kësaj mbrëmje dhe ëndrrat s’ më binden.
Kurse ti…
dëshiron të largohesh me një "natën e mirë" dhe një buzëqeshje absurde.

Komente 0