>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Çdo Njeri

Çdo njeri
Është një embrion engjëlli,
Megjithëse
Më i bukuri
Ndër të gjithë engjëjt
Është rrëzuar.
Çdo njeri
Është një fjalë
E amshimit,
Megjithëse njeriu
Sot sy nuk ka
Për të shikuar amshimin.
Çdo njeri
Është një eksistencë
E papërsëritshme
Dhe origjinale
Që e ka zanafillën
Në Krijuesin e gjithësisë.
Çdo njeri
Embrion ka qenë si ti
Ndaj kur ti vret
Krijesën e pafajshme
Dhe të pambrojtur
Mendo se vetveten po vret.

Nikolin Sh. Lëmezhi