Preng S. Gjikolaj
Kaltërsia Triumfon
KALTËRSIA TRIUMFON
Nga stepa e ngrirë e Moskës
erdhën morrat e kuq,
parazitë me flamur gjaku,
me gjuhë helmi,
me çizme që shkelën mbi kufoma.
Ata mbulun Karpatet si epidemi,
u kacavjerrën mbi qiellin tonë,
shkrun vargje rrenash me tela me gjemba,
dhe na shitën errësinën
si “agim të kuq”.
Zogjtë u rrëzun nga qielli,
si fëmijë t'qëllu me plumba n'gjumë.
Lulet u thanë n'lulëzim,
sepse morrat e kuq pinin lot,
jo vetëm gjak.
Në brigjet tona,
Adriatiku ulëriti.
Urat u thyen,
këngët u shuan,
dhe Shqipnia u shndërru n'bunker,
një gojë betoni që s’mund të këndonte.
Por kaltërsia nuk vdes.
Ajo ndizet si rrufe mbi beton,
hap plagët e qiellit,
i djeg ikonat e diktatorëve,
liron diellin e ndaluar,
atë diell që ata deshën ta varrosnin nan flamuj t'huj.
Morrat e kuq s’zhduken lehtë,
riciklohen si viruse n'ajër.
Prandaj duhet t’u këpusim kokat,
t’i djegim vargjet e tyre prej plumbi,
t’i zhdukim nga librat, nga heshtja,
nga gjaku ynë i trashëguar.
Morrat e kuq, të ricikluar si fantazma,
rikthehen sa herë harrojmë plagët.
Janë të ngjizun n'errësinë,
mbijetojnë edhe n'zjarr.
Prandaj brez pas brezi,
vigjilenca duhet t’na bëhet kështjellë,
që kaltërsia t'mos rrëzohet ma kurrë.
Nga stepa e ngrirë e Moskës
erdhën morrat e kuq,
parazitë me flamur gjaku,
me gjuhë helmi,
me çizme që shkelën mbi kufoma.
Ata mbulun Karpatet si epidemi,
u kacavjerrën mbi qiellin tonë,
shkrun vargje rrenash me tela me gjemba,
dhe na shitën errësinën
si “agim të kuq”.
Zogjtë u rrëzun nga qielli,
si fëmijë t'qëllu me plumba n'gjumë.
Lulet u thanë n'lulëzim,
sepse morrat e kuq pinin lot,
jo vetëm gjak.
Në brigjet tona,
Adriatiku ulëriti.
Urat u thyen,
këngët u shuan,
dhe Shqipnia u shndërru n'bunker,
një gojë betoni që s’mund të këndonte.
Por kaltërsia nuk vdes.
Ajo ndizet si rrufe mbi beton,
hap plagët e qiellit,
i djeg ikonat e diktatorëve,
liron diellin e ndaluar,
atë diell që ata deshën ta varrosnin nan flamuj t'huj.
Morrat e kuq s’zhduken lehtë,
riciklohen si viruse n'ajër.
Prandaj duhet t’u këpusim kokat,
t’i djegim vargjet e tyre prej plumbi,
t’i zhdukim nga librat, nga heshtja,
nga gjaku ynë i trashëguar.
Morrat e kuq, të ricikluar si fantazma,
rikthehen sa herë harrojmë plagët.
Janë të ngjizun n'errësinë,
mbijetojnë edhe n'zjarr.
Prandaj brez pas brezi,
vigjilenca duhet t’na bëhet kështjellë,
që kaltërsia t'mos rrëzohet ma kurrë.
1991
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Botën E Lindi Njeriu
- Le T'desë Harresa
- Dashtnia E Parë
- Koha
- Dashtnia E Vërtetë
- Due T'rinez Dashtin
- Venlinja Ime
- Udhëtojm N'pelikulë
- Unë Jam Shaban Jashari
- Kurbneshi (Pesëdhjet Shpijat)
- 58 Jasharët E Prekazit
- Shpatë Prej Fjale (dr. Ibrahim Rugova)
- Prekazi
- Vargjet E Tua (Poetit Agim Doçi)
- Koha Që Jetojmë
- Dua T'shkallmoj Kullën E Ngujimit
Komente 0