>
LETERSISHQIP
Preng S. Gjikolaj

Vargjet E Tua (Poetit Agim Doçi)

Vargjet e tua…
erdhën si rrufetë,
si shi i befasishëm veror.

U futën brenda nesh,
pa trokitë,
pa leje,
veç erdhën.

Na ndezën.
Na lanë gjurmë.

Ti këndove gjithçkaje:
erës që s’kapet,
detit që s’pushon,
qiellit që s’ka tavan.

Këndove flamurit,
gjaku që valon.
Këndove lahutës,
zë i gurit t'moçëm që s’plaket.
Këndove borës,
bardhësi që thinj malet.
Këndove diellit
dritë që shkrin terrin.

Këndove punës,
dashnisë,
trimave që ranë.

Këndove vendit,
anë e mbanë ku ka shqiptarë,
shkronjës së parë shqipe,
lirisë që lind prej varrit.

Dhe sot,
kudo që hapim dritare,
jehon vargu yt.

Në festivale.
Në duartrokitje.
Në heshtje.

Ti je aty.
Nër ne.
Në gjakun tonë.
Në frymën tonë.