Preng S. Gjikolaj
Ukraina
Ukrainë…
trupin ta coptojnë me bajoneta,
si ujq të tërbu,
zemrën ta shpojnë
me drone e raketa,
si gjahtarë që godasin n'pritë.
Sytë t’i verbojnë me vullkane zjarri,
më të zjarrtë se dielli i mesditës;
shpirtin ta helmojnë me fjalë t'rreme,
si mjegull që mbulon horizontin.
Fëmijët t’i kthejnë n'engjëj
mes flakëve e raketave,
duke i ngritur n'qiell
si yje të rinj
që ndriçojnë errësinën.
Por një ditë,
nga hini yt do të ngjallet feniksi,
krahët do t’i hapë mbi horizont,
të mbulu nga miliona yje,
si galaktikë që shkrepet nga gjumi,
dhe ti do të ngrihesh e ndritun,
e larë nga helmi,
e pastruar nga plaga.
Do t'fluturosh lart,
si një zgalem kozmik mbi stuhitë,
duke i kthye tokës zanin e lirisë,
dhe qiellit,
kangën e pavdekshme t'jetës.
trupin ta coptojnë me bajoneta,
si ujq të tërbu,
zemrën ta shpojnë
me drone e raketa,
si gjahtarë që godasin n'pritë.
Sytë t’i verbojnë me vullkane zjarri,
më të zjarrtë se dielli i mesditës;
shpirtin ta helmojnë me fjalë t'rreme,
si mjegull që mbulon horizontin.
Fëmijët t’i kthejnë n'engjëj
mes flakëve e raketave,
duke i ngritur n'qiell
si yje të rinj
që ndriçojnë errësinën.
Por një ditë,
nga hini yt do të ngjallet feniksi,
krahët do t’i hapë mbi horizont,
të mbulu nga miliona yje,
si galaktikë që shkrepet nga gjumi,
dhe ti do të ngrihesh e ndritun,
e larë nga helmi,
e pastruar nga plaga.
Do t'fluturosh lart,
si një zgalem kozmik mbi stuhitë,
duke i kthye tokës zanin e lirisë,
dhe qiellit,
kangën e pavdekshme t'jetës.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
Komente 0