Preng S. Gjikolaj
Malli Për Ty
Motrës time të vetme ndarë nga jeta para kohe
Të kërkoj nëpër hapësina pa fun,
dhe yjet m'përgjigjen me heshtje.
Ti mungon,
një galaktikë e shume
n'hartën e shpirtit tim.
Malli m'djeg si një diell i vdekun,
që nuk ngroh ma askan,
veç shkrun kujtimet
n'qiejt e zemrës sime.
Natën e parë larg nesh,
motër, hëna u skuq
tu rrezu gjak,
zemra e saj e ngrime u dogj,
si plagë që shpërthen,
si vullkan që shkatërron botën.
Lotët e mi janë meteorë,
dhe dhimbja ime asht graviteti
që mban t'lidhun shpirtin tim
me energjinë tane t'pavdekshme.
Asgja nuk t'merr vërtet nga unë,
ti je gjithmonë rreth, përmes, e brenda meje,
një valë që pulson
në universin tim t'shkatërru.
Dhe kur nata bie,
unë t'shoh n'reflektimet e yjeve,
një energji që kurrë nuk shuhet.
Unë qaj,
po qajnë edhe yjet bashkë me mu.
Ne t'ndjejmë, ne t'ndjekim,
si energji t'pafundme
që as vdekja s’mund ta ndalojë.
Eh, motër,
ti je ylli im i shuar para kohe,
e unë mbetem udhëtar i verbët
në një univers pa busull.
Vdekja t'mori
si vrimë e zezë që gëlltit dritën,
e unë mbeta n'anën tjetër t'kozmosit
duke thirr emnin tan,
pa përgjigje.
Si të jetoj n'kët tokë t'ftohtë,
kur qielli m'bie mbi supe
dhe universi asht veç plagë?
Unë jam vetëm një grimcë pluhuni
që qan pa pushim,
n'kujtimin tan.
Si t'jetoj n'kët tokë t'ftohtë
pa frymën tane?
Universi ka humb një za,
unë, një jetë.
dhe yjet m'përgjigjen me heshtje.
Ti mungon,
një galaktikë e shume
n'hartën e shpirtit tim.
Malli m'djeg si një diell i vdekun,
që nuk ngroh ma askan,
veç shkrun kujtimet
n'qiejt e zemrës sime.
Natën e parë larg nesh,
motër, hëna u skuq
tu rrezu gjak,
zemra e saj e ngrime u dogj,
si plagë që shpërthen,
si vullkan që shkatërron botën.
Lotët e mi janë meteorë,
dhe dhimbja ime asht graviteti
që mban t'lidhun shpirtin tim
me energjinë tane t'pavdekshme.
Asgja nuk t'merr vërtet nga unë,
ti je gjithmonë rreth, përmes, e brenda meje,
një valë që pulson
në universin tim t'shkatërru.
Dhe kur nata bie,
unë t'shoh n'reflektimet e yjeve,
një energji që kurrë nuk shuhet.
Unë qaj,
po qajnë edhe yjet bashkë me mu.
Ne t'ndjejmë, ne t'ndjekim,
si energji t'pafundme
që as vdekja s’mund ta ndalojë.
Eh, motër,
ti je ylli im i shuar para kohe,
e unë mbetem udhëtar i verbët
në një univers pa busull.
Vdekja t'mori
si vrimë e zezë që gëlltit dritën,
e unë mbeta n'anën tjetër t'kozmosit
duke thirr emnin tan,
pa përgjigje.
Si të jetoj n'kët tokë t'ftohtë,
kur qielli m'bie mbi supe
dhe universi asht veç plagë?
Unë jam vetëm një grimcë pluhuni
që qan pa pushim,
n'kujtimin tan.
Si t'jetoj n'kët tokë t'ftohtë
pa frymën tane?
Universi ka humb një za,
unë, një jetë.
Komente 0