Preng S. Gjikolaj
Vjeshta E Ngjyrave
Vjeshta ngjitet mbi fronin e saj,
me mantel ngjyrash t'ndezuna,
ku e kuqja, e arta dhe e portokallis,
janë ushtarët që ruajnë kufijtë e mretnis,
t'veshun me mantela plot me yje gjethesh.
Mbi majat e maleve bora e parë,
zbardhon si kunorë mbi mretënesha.
Dridhet e pastër nan diellin e zbehtë,
duke u përzie me flakët e gjetheve,
si dy ushtri që përqafohen para beteje.
Zogjtë shtegtarë mbushin qiellin e trazu,
me krahë që vizatojnë udhë t'padukshme blu,
duke këndu kangën e lamtumirës,
nan mumuimat që dridhin horizontet.
Veptimat përplasin shpatat n'horizont,
mumurimat janë daulle t'luftës së qiellit.
Era shkund pyjet si një gjeneral i tërbu,
duke lëshu n'tokë flamujt e gjelbërimit t'shu.
Era trand pemët si dallgë t'çmenduna,
gjethet bien si monedhat n'dasma,
dhe rrugët mbulohen me qilima t'qëndisun,
ku çdo hap asht një poezi e re.
Por n'kët mbretëni t'zjarrtë e t'ftohtë,
nëpër shiun e gjetheve që digjen n'ajër,
çiftet e reja enden si princa t'fshehun,
duke dashuru mes stuhis dhe dritës,
si betim i përjetshëm nan kunorën e natyrës.
N'këtë mretëni ngjyrash t'ndezuna,
çiftet e reja fshihen nan shiun e gjetheve.
Dashurohen mes stuhisë dhe vepëtimave,
si dy yje që guxojnë t'ndriçojnë mes stuhive.

Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Balada E Lumit T'urakës
- N'leskovc U Ngrit Era Shqipe
- Rei Manaj, Shigjeta E Arbënisë
- Dashtni Vjeshtore N'brigjet Urakës
- Peisazh Vjeshte N'brigjet Urakës
- Peisazh Vjeshte Tek Parku I Liqenit N'tiranë
- Me Zemër Shqipje E Gjak T'kastriotit
- Lezha, Dheu I Besëlidhjes Përjetësisë
- At Gjergj Fishta, Zani I Kombit Shqiptarë
- Balada E Gurit Gjonit
- Besa E Flamurit
- Simfonia E Pranverës
- Epopeja E Mirditës
- Mirdita – Epos I Shpirtit T'lirisë
- Ylli I Marinës (Novelë)
- Rebelimi I Dashtnisë
Komente 0