Preng S. Gjikolaj
At Gjergj Fishta, Zani I Kombit Shqiptarë
N'Fishtë t’Lezhës lindi një zjarr i shenjtë,
nan kambanë t’agimeve e nan hije t’flamurit,
një djalë me gjak prej maleve t’Mirditës,
me fjalën shpatë, me vargun rrjedhë t’gurrës Domgjonit.
N'dorë lahutë, n'zemër Ungjill,
ai ringjalli legjendat n’kangë t'ambël,
ku Princën, trima, perëndi e zogj t'lirisë,
n'dritë e nxorën ABC-në n'Manastir.
e u mblodhën nan hijen e gjuhës shqipe,
At Gjergj Fishta, poet, profet, për Atdhe e fe,
n’penën e tij u betue vetë kombi i Ilirisë,
se fjala e tij s’asht zhurmë, por rrufe,
rrufe që çan errësinën e robnisë,
Edhe kur ia fshehën vorrin e emnin,
as toka s’mundi me e harrue e tret,
se fjala e vargu i tij, si rrajë e lisit,
ka mbi n'çdo zemër që mendon e flet shqip.
At Gjergj Fishta, or poet i Lahutës Malsisë,
n’vargun tand kumbon zani i kombit,
si n'meshën e shejtë t'lirisë së dritës,
ku flaka e shpirtit s’ka mort e s’ka dit t'fundit.
Më 23 tetor dielli lind ma i artë se çdo ditë,
si n’Fishtë e Mirditë rishfaqet një dritë,
At Gjergj Fishta, frymë që s’vdes kurrë,
rron n’zemrën e kombit si Ungjill i Shqipes gdhend n'gurë.

Tiranë, mbramje e 22 tetorit 2025
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Lezha, Dheu I Besëlidhjes Përjetësisë
- Me Zemër Shqipje E Gjak T'kastriotit
- Peisazh Vjeshte Tek Parku I Liqenit N'tiranë
- Peisazh Vjeshte N'brigjet Urakës
- Dashtni Vjeshtore N'brigjet Urakës
- Rei Manaj, Shigjeta E Arbënisë
- N'leskovc U Ngrit Era Shqipe
- Balada E Lumit T'urakës
- Vjeshta E Ngjyrave
- Balada E Gurit Gjonit
- Besa E Flamurit
- Simfonia E Pranverës
- Epopeja E Mirditës
- Mirdita – Epos I Shpirtit T'lirisë
- Ylli I Marinës (Novelë)
- Rebelimi I Dashtnisë
Komente 0